FLASH :

Video/Vlora digjet në sytë e pushuesve, Canadair-i kroat furnizohet me ujë në plazh

Këto pamjet tronditëse kanë mbërritur në redaksinë e Lajmeve Troc tregojnë për një situatë dramatike në Vlorë, ku flakët kanë përfshirë malet përreth, konkretisht zonën e Kaninë. Zjarri vazhdon të përhapet me intensitet, ndërsa pushuesit në bregdet janë dëshmitarë të skenave që nuk kanë asgjë të përbashkët me një ditë të zakonshme vere.

Në ndihmë të forcave shqiptare kanë mbërritur dy helikopterë kanadezë dhe një avion Canadair kroat, i cili është parë duke u furnizuar me ujë fare pranë plazheve, vetëm disa metra larg pushuesve që, pavarësisht situatës, vijojnë të qëndrojnë në vendin e tyre.

Pamjet janë tronditëse: malet që digjen, tym i dendur mbi horizont dhe avionë që fluturojnë ulët mbi det për të marrë ujë. Autoritetet raportojnë se operacioni për shuarjen e flakëve është i vështirë, por po vazhdon pa ndërprerje. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar, ndërkohë që dëmet në sipërfaqe të gjelbra dhe në zona të banuara janë të mëdha.