FLASH :

U shanë në gjyq, por Plaurent Dervishaj dhe Erjon Alibej trafikuan tonelata kokainë bashkë

Grupi i drejtuar nga Plaurent Dervishaj ka arritur të fusë nga vendet e Amerikës Latine në vendet e Bashkimit Evropian rreth 4.5 ton kokainë, e cila është arritur të kapet në Holandë, Belgjikë e vende të tjera.

Në total zv. drejtuesi i SPAK-ut, Adnand Xholi, ka arritur të dokumentojë përmes bisedave në aplikacionin “SKY”, 4 episode të trafikut të kokainës.

Alibej dhe Dervishaj kanë qenë miq së bashku, ndërsa të dy disa javë më parë u shanë rëndë nga gratë dhe motrat teksa zhvillohej gjyqi kundër Plaurentit për atentatin e kundër Arjan Ndojës, Landi Muharremit dhe Andi Malokut.

Edhe në këtë dosje të re, SPAK ka pyetur Erjon Alibejn për trafikimin e kokainës, i cili ka pranuar autorësinë e pjesëmarrjes në trafik dhe ka treguar bashkëpunimin që ka pasur me personat e tjerë të arrestuar, dinamikën e porositjes së drogës dhe jo vetëm kaq.

Gjatë operacionit, policia dhe BKH-ja kanë arritur të sekuestrojë disa armë, një sasi monetare dhe makina luksoze.

Aksioni është ende në vijim e sipër, ndërsa pritet që ditën e hënë personat e arrestuar të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.