FLASH :

Aksident në Sarandë! Makina përplaset me motorin, plagoset 27-vjeçari, i lënduari niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”, ku mjeti “Citroen”i drejtuar nga Danjel Veizi, i ka prerë rrugën, pas një manovre të gabuar, motrorit “Yamaha” që drejtohej nga Aurel Gumeni, 27 vjeç, raporton gazetarja Shpresa Dine.

Si pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur.

Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, për shkak të traumave të shumta, 27-vjeçari është nisur me helikopter drejt Tiranës.