FLASH :

“Fletën si jugkoreanë”/ 4 të rinj në Korenë e Veriut rrezikojnë një vit në kamp pune të Kim Jong-un

Katër të rinj nga Koreja e Veriut, të gjithë në të njëzetat, rrezikojnë deri në një vit burg të rëndë në kampet famëkeqe të punës së detyruar, pasi u arrestuan në qytetin Chongjin për imitimin e frazave nga filmat jugkoreanë. Ata u denoncuan nga banorë lokalë për përdorim të “zhargonit të huaj” dhe tani po merren në pyetje nga Ministria e Sigurisë së Shtetit.

Koreja e Veriut ka ashpërsuar ndjeshëm masat kundër ndikimeve nga Koreja e Jugut, të cilat Kim Jong-un i ka quajtur “kancer i keq”. Që nga viti 2020, shikimi apo shpërndarja e materialeve jugkoreane mund të dënohet deri me vdekje. Madje një ligj i posaçëm ndalon të rinjtë të flasin apo të shkruajnë “me mënyra të çuditshme që nuk janë tonat”. Vitin e kaluar, dy adoleshentë 16-vjeçarë u dënuan me 12 vite burg të rëndë për shikimin e serialeve K-drama, ndërsa raportet tregojnë për rritje të kontrolleve ndaj celularëve dhe banesave për të frenuar përhapjen e kulturës jugkoreane në vend.