FLASH :

Lazaratit nuk i kanë shteruar ende fondet, 54-vjeçari kapet me 50 mijë euro të padeklaruara

Një 54-vjeçar nga fshati Lazarat është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte kufirin në drejtim të Greqisë me 48 400 euro të padeklaruara në çantë. Ngjarja ka ndodhur në Pikën Kufitare të Kakavijës, ku gjatë një kontrolli rutinë, shërbimet e Policisë Kufitare zbuluan shumën e parave në bagazhin e tij.

Policia sekuestroi menjëherë eurot si provë materiale, ndërsa ndaj shtetasit Sh. B. nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise:

PKK Kakavijë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 48 400 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 54-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit Sh. B., ku u gjetën 48 400 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.