FLASH :

Video/Operacioni ajror në Hawaii për të shpëtuar zogjtë e rrallë nga zhdukja: Dronët hedhin miliona mushkonja sterilizuese në pyje

Në një përpjekje të jashtëzakonshme për të shpëtuar zogjtë vendas të Havait nga zhdukja, qindra mijëra mushkonja mashkull jopikëse po hidhen çdo javë nga dronë dhe helikopterë në malet e ishujve Maui dhe Kauai. Të rritura në laborator dhe të pajisura me bakterin Wolbachia, mushkonjat sterilizojnë vezët e mushkonjave femra të egra, duke frenuar përhapjen e malaries së zogjve – një sëmundje vdekjeprurëse për speciet si honeycreepers, që tashmë janë drejt zhdukjes.

Ky është përdorimi i parë global i teknikës IIT (teknika e insekteve të papajtueshme) për ruajtjen e biodiversitetit, sipas Shoqatës Amerikane për Ruajtjen e Zogjve. Ndërkohë që mushkonjat kanë ngjitur lartësitë malore për shkak të ngrohjes globale, zogjtë si ‘akikiki dhe ʻakekeʻe janë tërhequr në territore gjithnjë e më të vogla, duke u përballur me zhdukje të pashmangshme. Programi i reja me dronë sjell përfitime të shumta: ulje kostosh, efikasitet më të lartë dhe rrezik më të vogël për njerëzit. Rezultatet priten brenda një viti, ndërsa ekspertët shpresojnë se kjo teknologji do të japë kohë për rimëkëmbjen e specieve në rrezik.