FLASH :

Egnatia një hap larg kualifikimit, Lushkja dhe Bakayoko, heronjtë e kampionëve ndaj Dinamos së Minskut

Egnatia ka dhënë sinjal force në arenën ndërkombëtare, duke arritur një fitore të madhe ndaj Dinamos së Minskut në ndeshjen e zhvilluar në Hungari. Skuadra nga Rrogozhina shënoi nga një gol në secilën pjesë, duke kontrolluar ritmin dhe duke mos lënë hapësira për reagim. Fillimisht ishte Regi Lushkja që zhbllokoi sfidën me një goditje të befasishme në minutën e 29-të, ndërsa në fund ishte Bakayoko që vulosi rezultatin 0-2, një sukses që i jep Egnatias një avantazh të çmuar për ndeshjen e kthimit.

Mbyllet me epërsinë e Egnatias pjesa e parë e ndeshjes me Dinamon e Minskut, që zhvillohet në Hungari. Në minutën e 29-të të sfidës, Regi Lushkja realizoi një gol fantastik me një goditje të shpejtë dhe befasuese, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.