FLASH :

Video/E vërtetë dhe futuriste: Motori fluturues “Airbike” i ngjashëm me Star Wars del në treg për 649 mijë paund

Një video virale që tregonte një motorr fluturues të stilit Star Wars duke lëvizur me shpejtësi mbi një terren të hapur ngjalli dyshime të shumta më herët këtë vit, me shumë komentues që aluduan se pamjet ishin krijuar me inteligjencë artificiale ose efekte speciale. Por kompania polake Volonaut ka konfirmuar zyrtarisht se pajisja është plotësisht reale dhe gati për prodhim.

Quajtur Airbike, mjeti fluturues për një person do të dalë në prodhim të kufizuar që javën e ardhshme, me një çmim marramendës prej 649,000 £ (880,000 $). Për të dëshmuar vërtetësinë e teknologjisë, Volonaut publikoi një video të re me pamje dhe audio origjinale, ku Airbike fluturon në një terren testimi me ndihmën e një sistemi të zhurmshëm shtytës.

Sipas themeluesit dhe shpikësit Tomasz Patan, Airbike funksionon me shtytje me reaktivë dhe një sistem të avancuar stabilizimi, i asistuar nga një kompjuter fluturimi që e bën drejtimin më të lehtë dhe ofron aftësi automatike të qëndrimit në ajër. Ai deklaroi:
“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të krijoj një makinë personale fluturuese, aq ikonike dhe futuriste sa të mund të vendosej në një film fantastiko-shkencor.”

Airbike arrin një shpejtësi deri në 124 milje në orë dhe ka dizajn sportiv që ngjan me një motor klasik, por me teknologji të së ardhmes – dhe tashmë është një realitet fluturues.