Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në plazhin e lagjes nr. 13 në Durrës, ku një turist gjerman 22-vjeçar ka humbur kontrollin e një Jet Ski dhe ka përplasur aksidentalisht një pushuese 61-vjeçare, e cila fatmirësisht ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Policia e Plazhit konfirmoi se mjeti lundrues drejtohej pa leje dhe ishte në pronësi të një 48-vjeçari banues në Durrës.
Të dy personat, turisti A. N. dhe pronari i mjetit A. T., janë marrë nën hetim, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për procedurat e mëtejshme. Policia thekson se kontrollet për mjetet lundruese pa dokumentacion të rregullt do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik.