Policia e Stacionit Manzë ka vijuar kontrollet intensive në kuadër të planit operativ “Plazhi i lirë”, duke liruar hapësirat publike të zëna pa autorizim në vijën bregdetare. Gjatë aksionit në plazhin e Gjirit të Lalzit, janë sekuestruar 1566 komplete çadra e shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme nga 14 shtetas.
Pas ndërhyrjes, materialet u referuan në Prokurori dhe ndaj 14 shtetasve nisi procedimi në gjendje të lirë për pushtim të paligjshëm të hapësirës publike. Policia njofton se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar plazhe të lira dhe akses për të gjithë pushuesit.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
V. B., 28 vjeç, banues në Draç, Durrës;
E. L., 47 vjeç, banues në Tiranë;
D. K., 60 vjeç, banues në Shijak;
E. L., 33 vjeç, banues në Hamallaj;
L. M., 24 vjeç, banues në Shijak;
S. K., 31 vjeç, banues në Ishëm;
S. I., 57 vjeç, banues në Ishëm;
J. B., 38 vjeç, banues në Tiranë;
A. F., 53 vjeç, banues në Manzë;
Q. D., 30 vjeç, banues në Tiranë;
A. C., 39 vjeç, banues në Manzë;
L. L., 50 vjeç, banues në Tiranë;
F. A., 47 vjeç, banues në Tiranë;
E. Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.