Një grup protestuesish grekë kanë bllokuar zbarkimin e një anijeje turistike izraelite në portin e ishullit Syros, në shenjë proteste kundër luftës së Izraelit në Gaza. Dhjetëra aktivistë u mblodhën në zonën e portit duke penguar qindra pasagjerë izraelitë të zbrisnin nga anija.
Të pajisur me një flamur gjigant palestinez, protestuesit brohorisnin slogane në mbështetje të Palestinës, përfshirë thirrjen “Nga lumi deri në det, Palestina do të jetë e lirë”. Veprimi erdhi si pjesë e një vale protestash ndërkombëtare që dënojnë ofensivën ushtarake të Izraelit dhe kërkojnë ndaljen e gjenocidit në Gaza.







