Vajza e tezes e Adriatik Lapajt, Kleana Xhuveli, eshte mandatuar si deputete e Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, duke i dhene keshtu fund sages se sherrit publik Lapaj-Shabani, pasi u mendua se mandatin mund ta merrte daja e ketij te fundit.
Kleana Xhuveli, e cila mori mandatin e vetëm të koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Kuvend, ka deklaruar se qëllimi i saj nuk ishte të bëhej deputete, por të shërbente si garanci që listat e mbyllura do të digjeshin. Ajo theksoi se do ta përfaqësojë denjësisht mandatin e fituar nga mbi 80 mijë shqiptarë, derisa ai t’i kalojë Adriatik Lapajt, kandidatit më të votuar të listës së hapur.
“Jam aktiviste e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Nuk u futa në garë për të shkuar në Kuvend, por si garanci për respektimin e parimeve tona. Do ta mbaj mandatin përkohësisht, deri kur beteja ta kthejë tek Adriatik Lapaj. Jam 27 vjeçe dhe kushërira e Adriatikut,” deklaroi Xhuveli, duke sqaruar edhe lidhjen familjare me Lapajn, i cili ka qenë në qendër të debatit publik për fatin e mandatit të koalicionit.
Endrit Shabani ka postuar nje status ironik per kete situate duke e fshire menjehere me pas, ku shkruante “U mbars mali dhe polli nje moter”, duke nenkuotuar qe Lapaj u ankua kot per dajen e tij, kur tashme po behet deputete kusherira e liderit te Shqiperia Behet.