Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të fuqishme që goditën provincën Shandong në Kinën lindore të hënën, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Sipas autoriteteve, mbi 364 milimetra reshje shiu ranë brenda pesë orëve gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në qytetin Dawangzhuang.
Si pasojë, 19 shtëpi u shkatërruan, ndërsa kërkimet për të zhdukurit janë ende në vijim.
Kina është duke u përballur me një valë të motit ekstrem këtë verë, sidomos në rajonet jugore të vendit.
Në muajin qershor, përmbytjet në qytetin Wuzhou shkaktuan vdekjen e gjashtë personave dhe detyruan mbi 80,000 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportimeve të mediave shtetërore.
Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike do të sjellin ngjarje të motit ekstrem gjithnjë e më të shpeshta dhe më të ashpra, duke kërkuar masa urgjente për parandalim dhe përshtatje
Two people have died and 10 people are missing following a flash flood in east China's #Shandong Province early on Tuesday, local authorities said. pic.twitter.com/Z36ttFM5ys
— China News 中国新闻网 (@Echinanews) July 22, 2025