FLASH :

Operacion në Kanalin Anglez: Arrestohen 7 persona për trafik emigrantësh, mes tyre edhe 4 shqiptarë

Shtatë persona janë arrestuar nga autoritetet britanike pasi një jaht që transportonte emigrantë të paligjshëm u ndalua pranë Ishullit Wight në Kanalin Anglez. Anija vinte nga Franca veriore dhe u identifikua nga Forca Kufitare të dielën pasdite, njoftoi Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Dy shtetas ukrainas, 43 dhe 37 vjeç, që drejtonin jahtin, u arrestuan për ndihmë në imigracionin e paligjshëm, ndërsa pesë emigrantë në bord – katër shqiptarë dhe një vietnamez – u ndaluan gjithashtu në bazë të ligjeve të imigracionit. Jahti është sekuestruar dhe dërguar në Marinën e Gosport, ndërkohë që hetimet po vijojnë në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe Xhandarmërinë Kombëtare.