Gjykata e Posaçme e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për 20 nga 21 të dënuarit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonin drogë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe përmes Shqipërisë e kalonin në tregjet europiane. GJKKO i kishte dënuar në total me 157 vite heqje lirie, por shumica prej tyre e ankimuan vendimin.
Të dënuarit
Sulo Pajo
Arian Tola
Fadjon Cami
Viron Lekaj
Artan Agalliu
Shpëtim Pjeshka
Jani Çavo
Besnik Ruçi
Pirro Çapi
Jani Meçja
Edmond Kabashi
Sonila Sula
Artur Sulaj
I vetmi për të cilin ndryshoi vendimi është Kudret Rustemaj, që bashkë me Jano Çavon ishin shpallur të pafajshëm. Apeli i Posaçëm ndyshe nga shkalla e parë e gjeti fajtor Rustemaj për trafikim narkotikësh dhe group të strukturuar kriminal, duke e dënuar përfundimisht me 8 vite heqje lirie.
Sipas organit të akuzës gjatë hetimeve janë sekuestruar në 8 episode lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro, si dhe automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular dhe vlera monetare.
Lënda narkotike nga vende të Lindjes së Mesme, vinte në Shqipëri dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të BE-së.
Gjatë hetimit po ashtu është dokumentuar edhe një rast korruptiv i një punonjësi të policisë së shtetit, shtetasit Mirash Gjoni, i cili kundrejt përfitimit të parregullt ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal.