FLASH :

Video/Momenti i frikshem kur hajduti inspekton me elektrik dore gruan lakuriq qe po fle me partnerin

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Costa del Sol të Spanjës, ku një hajdut i maskuar ka hyrë në një banesë në Marbella dhe ka qëndruar për më shumë se 30 minuta duke soditur një grua që flinte nudo. Pilar dhe partneri i saj Alex zbuluan se ishin grabitur më 2 qershor, pasi u zhdukën 300 euro nga shtëpia, por gjatë shikimit të kamerave të sigurisë zbuluan të vërtetën edhe më të frikshme.

Në pamjet e publikuara, hajduti shihet duke hyrë në dhomën e gjumit të çiftit plot 8 herë brenda 32 minutash, duke u ndalur gjithmonë mbi trupin e Pilarit dhe duke ndriçuar me elektrik pjesët intime të saj. “Ai nuk erdhi për të vjedhur, ai erdhi për mua,” deklaroi Pilar, e cila po përballet me trauma psikologjike pas ngjarjes dhe tashmë është në trajtim.

Policia lokale po heton ngjarjen, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar. Ky rast i rëndë vjen mes paralajmërimeve për një grabitës serial të quajtur “San Pedro Prowler”, i cili ka terrorizuar banesat e britanikëve në Marbella dhe Benahavis, duke hyrë pa këpucë dhe duke marrë sende me vlerë pa rënë në sy.