Kryeministri Edi Rama ka marrë në dorë menaxhimin e drejtpërdrejtë të Bashkisë së Tiranës, duke larguar nga detyra të gjithë nënkryetarët aktualë dhe duke ngritur tre grupe pune për kontrollin dhe analizën e territorit, financave dhe shërbimeve në kryeqytet.
Sipas burimeve nga mbledhja e zhvilluar me drejtues lokalë, Rama ka caktuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku në krye të grupit që do të analizojë shërbimet në bashki. Ministri i Financave Petrit Malaj do të udhëheqë grupin për kontrollin financiar.
Rama mësohet të ketë deklaruar se do të kërkohen burime të reja njerëzore për të mbuluar përkohësisht drejtimin e sektorëve në bashki deri në zgjedhje, pa dhënë një afat të caktuar. Nga raportimet në terren, kreu i qeverisë është shprehur pozitivisht vetëm për punën e ndërmarrjes së imt dhe Policisë Bashkiake, ndonëse edhe për këto struktura ka theksuar se “problemet nuk mungojnë”.