Deputeti britanik Nigel Farage ka pohuar se kryeministri Edi Rama ka rënë dakord të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë nga Britania.
Lajmi është publikuar në “The Telegraph”, që shkruan se udhëheqësi i Reform UK, në një konferencë për shtyp zbuloi politikën e partisë për drejtësinë penale.
“Jam në bisedë me Edi Ramën nga Shqipëria dhe mendoj se ai është mjaft dakord që të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë në këtë vend, gjë që është mjaft e mirë”, tha Farage.
Udhëheqësi i Reformës tha se e gjithë platforma e tij politike do të kushtonte 17.4 miliardë paund.
Deputeti britanik tha në një deklaratë se 1 në 50 shqiptarë janë në burg në Angli. Më pas, Rama sfidoi deputetin britanik për një përballje me shifra reale, duke theksuar se pretendimi i Farage është i tejfryrë.
“Basti” i Ramës shkoi më tej, duke u zotuar se nëse vërtetë “1 në 50 shqiptarë” në Britaninë e Madhe, është i burgosur, atëherë ai do t’i marrë të gjithë në Shqipëri.