FLASH :

Video/Pas Thethit, IKMT i përvishet Llogarasë për ndërtimet pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë një aksion në zonën turistike të Llogarës, ku ka nisur verifikimin e ndërtimeve pa leje. Inspektorët kanë shpërndarë urdhra ndaj bizneseve që operojnë në këtë zonë, duke u kërkuar të çmontojnë vullnetarisht objektet e ngritura në kundërshtim me ligjin. Në të kundërt, paralajmërohet ndërhyrje me forcë për prishjen e tyre.

Ky operacion vjen në kuadër të përpjekjeve të autoriteteve për të kthyer në kontroll ndërtimet në zonat turistike bregdetare, në veçanti në prag të sezonit turistik veror. Sipas burimeve, kontrollet do të vijojnë në të gjithë gjatësinë e parkut kombëtar të Llogarës dhe më tej përgjatë rivierës.