Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi të dielën bregun lindor të Rusisë, në rajonin e Kamçatkës.
Shërbimet emergjente ruse janë në gatishmëri për mundësinë e një cunami në këtë zonë.
Tërmeti u regjistrua në det, në lindje të Kamçatkës, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se një cunami me valë deri në 60 centimetra lartësi mund të godasë rajonin e Aleutsk-t, në Ishujt Komandor.
Rajoni Ust-Kamçatka në pjesën lindore të Kamçatkës mund të përballet me valë deri në 40 cm.
Ndërkohë, Qendra Kombëtare Amerikane për Paralajmërime për Cunami njoftoi se ka anuluar rrezikun për cunami në shtetin amerikan të Hawait.