FLASH :

Vlorë/ Vijon prej më shumë se 1 jave zjarri në Dukat, pritet ndërhyrja e helikopterit të ushtrisë për shuarjen e flakëve

Zjarri në zonën e Dukatit në Vlorë vijon prej më shumë se 1 jave.

Flakët vijojnë të avancojnë, teksa ditën e sotme pritet të ndërhyjë nga ajri helikopteri ushtarak “Cougar”.

Zjarri në masivin pyjor të Dukatit vijon prej më shumë se 1 jave, duke rrezikuar edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Terreni i vështirë malor pamundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Për këtë arsye është e nevojshme ndihma nga ajri përmes helikopterit Cougar.

Përhapja e flakëve në zonën e Dukatit është ndihmuar edhe nga erërat e forta, çka ka mundësuar shtrirjen e zjarrit në një sipërfaqe më të madhe.

Me qindra pisha dhe bredha janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit.