Inter Majemi fitoi 1 me 5 në transfertën e Nju Jork Red Bulls. Leo Mesi ishte padyshim lojtari i ndeshjes me paraqitjen e tij.
Jo vetëm pasime vendimtare për dy golat e parë, por edhe dy golat e fundit që vulosën rezultatin. Mesi shënoi fillimisht në minutën e 60-të dhe më pas në minutën e 75-të.
Gola të veçantë, pasi tashmë argjentinasi ka kaluar Ronaldon. Bëhet fjalë për 764 gola të shënuar jo nga penalltia. Ronaldo ka 763 gola.
Portugezi vijon tek Al Nasr. E ardhmja e Mesit mbetet në ajër, pasi e ka kontratën të vlefshme deri në fundin e këtij viti.