Një incident i dhunshëm është regjistruar në një nga baret buzë detit në jug të vendit. Pamjet filmike tregojnë dëme të konsiderueshme në ambientet e “Sunset Beach Bar”, ku shihen karrige të përmbysura dhe xhama të thyer. Familjarët e Agim Tarajt pretendojnë se pas këtij shkatërrimi qëndron Albert Pashai, pronari i “Euro Hotel”.
Sipas deklaratave të tyre, Pashai ka hedhur pijet përtokë dhe ka ofenduar një kamarier, i cili më pas është kundërpërgjigjur fizikisht duke e goditur me grusht. Ndërkohë, ata sqarojnë se Agim Taraj nuk ka qenë pjesë e konfliktit, ndryshe nga çfarë është raportuar në media, por është shoqëruar nga policia thjesht si person që kishte dijeni për ngjarjen. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi këtë incident.