Që prej arrestimit të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në këtë pikë hyrjeje ka pësuar ngarkesa të ndjeshme, duke sjellë radhë të gjata automjetesh çdo ditë.
Udhëtarët po presin deri në 3 orë për të kaluar doganën, ndërsa radhët shkojnë deri në 400 metër. Shkak për radhët janë bërë mungesa e personelit të mjaftueshëm, por edhe një kontroll i imtësisshëm që iu nënshtrohen mjetet që kalojnë kufirin.