Kristin Cabot, drejtore e burimeve njerëzore në kompaninë teknologjike Astronomer, duket se ka një dobësi për burrat me pushtet – DailyMail.com konfirmon se ajo është aktualisht e martuar me një tjetër CEO, ndonëse u kap në një moment intim me shefin e saj gjatë një koncerti të Coldplay në Boston.
Në video, Cabot dhe CEO i Astronomer, Andy Byron, u panë duke u përqafuar në Gillette Stadium, duke u përpjekur të fshiheshin kur kamera e puthjeve u fokusua tek ata. Spekulimet nisën menjëherë se ata po përpiqeshin të shmangnin vëmendjen pasi mund të ishin të martuar me persona të tjerë.

Frontmeni i grupit Coldplay, Chris Martin, e përforcoi momentin me një batutë përpara publikut: “Ose po bëjnë një aferë… ose janë shumë të turpshëm.”
Por DailyMail.com konfirmon se Kristin është e martuar me Andrew Cabot, CEO i kompanisë së pijeve alkoolike Privateer Rum, me bazë në Massachusetts. Dokumente të pronësisë të janarit tregojnë se ajo ishte e martuar në momentin kur shiti një pronë prej 1.8 milionë dollarësh në Watertown.

Faqja zyrtare e Privateer Rum e liston Andrew Cabot si CEO dhe COO të kompanisë. Ai ka qenë i martuar më parë dy herë – në vitet 1993 dhe 2014 – dhe ka dy fëmijë nga martesa e parë me Maud, e cila në prill të vitit të kaluar kishte shpërndarë një foto të Andrew dhe Kristin në festën e ditëlindjes së vajzës së tyre. Në atë event, Kristin mbante unazë martese – e cila mungonte gjatë koncertit me Byron.
Dokumente të tjera tregojnë se çifti kishte blerë së bashku një shtëpi prej 2.2 milionë dollarësh në New Hampshire në shkurt, dhe kishin shitur një tjetër pronë për 1.05 milionë dollarë. Profilin e saj në LinkedIn – tashmë i fshirë – tregonte se Kristin ishte anëtare e bordit këshillimor të Privateer Rum që nga shtatori 2020.


Nga ana tjetër, Andy Byron është gjithashtu i martuar. Gruaja e tij, Megan Byron, hoqi mbiemrin e tij nga rrjetet sociale pak pasi videoja intime u bë virale. As Kristin, as Andrew Cabot dhe as Byron nuk kanë reaguar publikisht për ngjarjen.
Ndërkohë, kompania Astronomer njoftoi se ka nisur një hetim zyrtar për sjelljen e tyre, duke theksuar se “udhëheqësit duhet të japin shembull si në sjellje, ashtu edhe në përgjegjshmëri.” Nuk dihet ende nëse Cabot dhe Byron do të qëndrojnë në detyrë apo do të pezullohen.

Kompania e Byron, e vlerësuar mbi 1 miliard dollarë, ka përjetuar rritje të shpejtë që kur ai mori drejtimin në vitin 2023. Vetëm javën e kaluar, ai u shfaq në televizionin e Bursës së Nju Jorkut për të festuar mbledhjen e 93 milionë dollarëve në raundin e investimeve “Series D”.
Kur Kristin u bashkua me Astronomer si drejtoreshë e burimeve njerëzore në nëntor 2024, Byron e përshëndeti me entuziazëm, duke e cilësuar “përshtatjen perfekte” për kompaninë.