FLASH :

Daily Expres: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

Shqipëria po shpallet gjithnjë e më shpesh si një nga vendet më tërheqëse për pushime në Evropë, dhe këtë herë është e përditshmja britanike Daily Express që e cilëson atë si “parajsën” evropiane për verën 2025. Me çmime të përballueshme për fluturime, ushqim e akomodim – një birrë kushton vetëm 1.10 paund dhe një natë në hotel nis nga 25 paund – Shqipëria shihet si alternativa ideale ndaj destinacioneve të shtrenjta si Greqia apo Italia.

Blogeri i njohur i udhëtimeve, Kieran Brown, pas vizitave në mbi 100 vende, e rendit Shqipërinë ndër të preferuarat e tij, duke këshilluar udhëtarët të eksplorojnë Tiranën dhe Rivierën shqiptare. Veçanërisht Ksamilin, të cilin e përshkruan si një vendpushim mahnitës me plazhe të bukura, perëndime të paharrueshme dhe jetë nate gjallëruese. “Vizitojeni sa nuk është bërë shumë popullor”, paralajmëron ai.