Një i ri i dyshuar për grabitje telefonash, i identifikuar si Rocky McNamara, ka marrë një “mësim” të menjëhershëm në rrugët e Londrës, kur u ndalua nga policia teksa ngiste një motor në mënyrë të rrezikshme drejt qendrës së qytetit.
Policia Metropolitane e kapi McNamara në flagrancë me letër alumini – e përdorur zakonisht për të mbështjellë telefonat e vjedhur – dhe e arrestoi për pajisje për vjedhje, drejtim të rrezikshëm, mungesë patente dhe siguracioni. Ai u dënua me 7 muaj burg me kusht dhe iu shënua shkelja në lejen e drejtimit. Ndërhyrja e shpejtë e policisë u konsiderua një shembull klasik i “karmës” së menjëhershme.