FLASH :

Adoleshenti i arrestuar për vrasjen brutale të një gruaje në Maine mohon akuzat: Frika e serial killer-it përhapet në komunitet

Deven Young, 17 vjeç, është shfaqur për herë të parë në gjykatë pas arrestimit të tij për vrasjen e Sunshine Stewart, 48 vjeçe, një biologe detare dhe kapiten varke, e cila u gjet e pajetë më 3 korrik pas një udhëtimi vetëm me paddleboard në liqenin Crawford, në Union të Maine. Stewart u vra me goditje të forta dhe u mbyt, ndërsa trupi i saj u gjet pranë një ishulli të izoluar.

Në një paraqitje virtuale në gjykatë, Young mohoi akuzën për vrasje me qëllim apo me indiferencë të skajshme. Ai ndodhet aktualisht në qendrën për të mitur në South Portland, ndërsa shteti ka kërkuar që çështja të gjykohet si i rritur. Dëshmitë dhe provat e hetimit mbeten të mbyllura deri më 22 gusht. Ndërkohë, komuniteti i vogël është në shok, mes frikës se kjo ngjarje mund të lidhet me një valë të pazgjidhur vdekjesh të dyshimta në shtetet e Veriut të SHBA, ku 13 trupa janë gjetur që nga marsi – shumica në zona të izoluara, me pak gjurmë të dukshme dhune. Policia deri tani nuk ka zbuluar lidhje mes rasteve.