Pas 48 përpjekjesh të pasuksesshme, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sërish sot në përpjekjen e 49-të për t’u konstituuar. Seanca e fundit dështoi të enjten, pasi deputetët nuk arritën të formojnë as komisionin për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit, megjithëse 51 nga 100 deputetët e pranishëm votuan “pro”, pa asnjë kundër apo abstenim.
Seanca u karakterizua nga tensione, ku deputetëve Rashit Qalaj (PDK), Alban Zogaj (LDK) dhe Time Kadrijaj (AAK) iu ndërpre mikrofoni nga kryesuesi Avni Dehari, pasi kërkuan të flasin jashtë rendit. Seanca e sotme është caktuar për orën 11:00, ndërsa spekulimet sugjerojnë se propozimi i një kandidati konsensual, si Fatmir Limaj, mund të hapë rrugën për zhbllokimin e situatës.