Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane pas zbulimit të një laboratori përpunimi droge në Cologno Monzese, në provincën e Monzës. Gjatë operacionit, u sekuestruan mbi 6 kilogramë kokainë dhe heroinë, si dhe mbi 50 mijë euro të dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës.
Hetimi nisi pas një informacioni anonim për një burrë që frekuentonte një apartament duke mbajtur çanta të dyshimta. Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik, u gjetën 30 gramë kokainë dhe çelësat e një apartamenti, ku policia më pas zbuloi një laborator droge me makineri paketimi, substanca prerëse dhe peshore precize. Kontrollet u shtrinë edhe në banesën e shqiptarit në Milano, ku u gjetën paratë e fshehura. Shqiptari akuzohet për trafik dhe përpunim të sasive të mëdha narkotikësh.