Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës, pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat i mbante pa leje. I riu, me inicialet E.P., është vënë në pranga si pjesë e operacionit policor të koduar “Brezi”.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndërhynë pas informacioneve për persona që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të arrestuarit janë referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme.