Trupi i gruas ndryshon deri në 80 javë pas lindjes – studimi më i madh sfidon idenë klasike të periudhës post partum

Një studim i ri dhe i përmasave të mëdha ka treguar se periudha post partum zgjat shumë më gjatë se 6 javët që tradicionalisht konsiderohen si kohë rikuperimi. Studiuesit analizuan 300 mijë lindje dhe mbi 44 milionë analiza laboratorike përgjatë 20 viteve për të kuptuar se si ndryshon trupi i femrës para, gjatë dhe pas shtatzanisë.

Rezultatet treguan se vetëm 41% e parametrave biologjikë stabilizohen brenda 10 javëve pas lindjes, ndërsa funksionet e mëlçisë dhe kolesterolit normalizohen pas disa muajsh. Organet si veshkat dhe mëçia rikthehen në funksion të plotë vetëm pas më shumë se një viti. Në disa raste, inflamacionet dhe shëndeti i gjakut nuk janë rikthyer në vlera normale as pas 80 javësh. Studimi zbuloi gjithashtu se ndryshimet biologjike fillojnë që para ngjizjes, duke sinjalizuar potencialisht rreziqe për shtatzëninë dhe hapur rrugën për parandalimin e hershëm të komplikacioneve.