Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në kilometrin e tretë të rrugës kombëtare që lidh Mikenën e Lashtë me Tirinën, në rajonin e Argolisë, Greqi. Tre shtetas kinezë kanë humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonin është përplasur me një kamion.
Sipas Policisë, automjeti tip minivan drejtohej nga një 41-vjeçar kinez dhe kishte gjithsej nëntë pasagjerë, përfshirë dy viktimat e tjera, përkatësisht një 41-vjeçar dhe një 48-vjeçar. Përplasja me kamionin, i drejtuar nga një shtetas grek 48 vjeç, ndodhi në rrethana që janë ende nën hetim. Në vendngjarje mbërritën 12 zjarrfikës me katër mjete, të cilët nxorën trupat pa ndjenja nga makina. Viktimat u transportuan me urgjencë në spital, ku u konstatua vdekja e tyre. Shoferi i kamionit është arrestuar, ndërsa policia e Argos-Mikenës po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



