FLASH :

Luftë për një mandat – Lapaj i përgatitur t’ia “presë hovin” Shabanit me Ana Dajkon?

Koha po mbaron për Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin për të zgjidhur përplasjen që ka vënë në pikëpyetje mandatin e vetëm të “Nismës Shqipëria Bëhet” në Tiranë. Deri nesër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të përmbyllë shpërndarjen e mandateve dhe të shpallë zyrtarisht emrat e deputetëve të rinj, përfshirë mandatin e debatueshëm që aktualisht i takon kësaj force politike.


Pavarësisht përpjekjeve për kompromis, tensionet mbeten të larta. Nëse marrëveshja nuk arrihet, pritet që mandati të pranohet nga forca politike, duke lënë jashtë Kuvendit Livia Savrin – numri dy në listë dhe partnerja e Endri Shabanit. Ky skenar i shkon për shtat Lapajt, i cili sipas zërave brenda partisë, po sheh si zgjidhje që Ana Dajko – e para në listë – të ulet në Kuvend dhe të neutralizojë ndikimin politik të Shabanit.


Dajko, 60-vjeçarja nga Saranda me arsim të mesëm, është nëna e Vasil Dajkos, anëtar i kryesisë së partisë së drejtuar nga Lapaj. Ajo konsiderohet nga disa si “arma e heshtur” e Lapajt në këtë betejë të brendshme për kontrollin e partisë dhe përfaqësimin në Kuvend.


Ndërkohë, emri i Zeqir Kordhonit, një tjetër kandidat i listës, duket se nuk ka më asnjë peshë në këtë garë, pasi ka zero shanse për të siguruar ulësen në Kuvend.


Sytë janë tashmë nga Tirana, ku pritet kthimi i Endri Shabanit ditën e shtunë. Por nëse kompromisi dështon, duket se Lapaj është i gatshëm të marrë lojën në dorë dhe ta mbyllë betejën me një goditje të papritur politike