FLASH :

Shqiptari i kërkuar për trafik droge arrestohet në Kroaci, ishte pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare

Një shtetas shqiptar me inicialet T.A., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar në Kroaci si pjesë e një operacioni të përbashkët mes policisë kroate dhe asaj italiane. Ai akuzohet për përfshirje në një organizatë kriminale të trafikut të drogës e përbërë nga shqiptarë, italianë dhe maqedonas, e cila merrej me trafikun e sasive të mëdha të kokainës.

Sipas mediave italiane, ndaj T.A. ishte lëshuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Arrestimi ndodhi disa ditë më parë, ndërsa lajmi u bë publik sot. Hetimet për këtë grup të strukturuar zgjatën dy vite dhe u drejtuan nga prokuroria e L’Aquila nën koordinimin e Antimafias Italiane, duke rezultuar në lëshimin e gjithsej 42 masave sigurie për persona të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut.