FLASH :

Video/Zjarr pranë bazës sekrete ndez panik dhe teori: Tym i dendur ngrihet mbi terrenin e ndaluar

Një zjarr masiv ka shpërthyer pranë një prej bazave më të famshme dhe të mistershme në botë, duke shkaktuar alarm mes entuziastëve të UFO-ve dhe ndjekësve të teorive të konspiracionit. Flakët, të shkaktuara nga zjarri i quajtur “Gothic Fire”, janë përhapur me shpejtësi në një zonë që përfshin pjesë të Test Site-it bërthamor të së kaluarës, vetëm rreth 15 milje larg perimetrit të bazës së fshehtë amerikane të njohur si Area 51.

Pamje të drejtpërdrejta nga një kamerë e vendosur në tokë private pranë portës së pasme të bazës tregojnë shtëllunga të dendura tymi që ngrihen nga brenda territorit të ndaluar, duke ndezur menjëherë spekulime për një mbulim të qëllimshëm ose përplasje të teknologjisë sekrete. Ndërsa autoritetet e mbrojtjes konfirmojnë se bëhet fjalë për një zjarr të ndezur nga rrufeja, komuniteti online është shpërthyer me teori që variojnë nga “alienë të fshehur” te “shkatërrim provash përpara një hetimi kongresional”. Zjarri mbetet jashtë kontrollit dhe aktualisht nuk ka të evakuuar, por tymi i dendur ka mbërritur deri në aeroportin e Las Vegasit. Area 51, tashmë legjendë për adhuruesit e mistereve jashtëtokësore, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes botërore.