FLASH :

Myrto Uzuni ‘shpërthen’ me gol e asist ndaj kampionëve të MLS-së

Myrto Uzuni është rikthyer në versionin më të mirë të tij dhe e ka bërë këtë në një skenë të madhe. Sulmuesi shqiptar ka udhëhequr Austin-in drejt një fitoreje të jashtëzakonshme në transfertë përballë kampionëve në fuqi të MLS-së, Los Angeles Galaxy, duke kontribuar me një gol dhe një asist në triumfin 1-2 të skuadrës së tij.

Në një ndeshje të vështirë dhe të tensionuar, Uzuni mori përsipër të ndryshonte fatin e takimit. Ai hapi serinë e golave në minutën e 40-të me një finalizim të saktë dhe të ftohtë, duke mposhtur portierin serb Novak Miçoviç. Por nuk u ndal me kaq.

Në minutën e 63-të, Uzuni asistoi golin e dytë të Austin, një aksion ku kontributi i tij ishte vendimtar. Ai shpërtheu me shpejtësi dhe inteligjencë në krah, duke shërbyer një top perfekt për bashkëlojtarin, që dyfishoi shifrat.

Në fund, penalltia e realizuar nga Galaxy nuk e ndryshoi rrjedhën e sfidës, duke mbetur thjesht një shifër në statistikë.

Portieri Miçoviç u pa shpesh i tensionuar dhe nervoz gjatë ndeshjes nga paraqitja brilante e Uzunit, i cili më në fund duket se ka rigjetur formën e dikurshme. Një rikthim që i jep shpresë Austin-it dhe gëzim tifozëve shqiptarë që e ndjekin me krenari.