FLASH :

Zjarri pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, dyshohet masë në kabllo tensioni të lartë

Një zjarr i rrezikshëm shpërtheu rreth mesnatës pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër, me dyshime se shkaku ishte një masë në një kabllo tensioni të lartë. Flakët përfshinë me shpejtësi bimësinë e thatë në zonë, duke krijuar rrezik për përhapje dhe dëmtime të mundshme në infrastrukturën energjetike.

Reagimi i shpejtë i shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin e flakëve pa pasoja për nënstacionin dhe pa ndërprerje në furnizimin me energji elektrike. Zjarri u lokalizua në një sipërfaqe të kufizuar me barishte dhe u vu nën kontroll në kohë të shkurtër. Hetimet për shkaqet e sakta të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të shmangur rrezikun e përsëritjes.