FLASH :

Detaje tronditëse nga rrëzimi i avionit të Air India: Kapiteni me përvojë dyshohet se ndërpreu karburantin

Një bisedë e regjistruar midis dy pilotëve të avionit Boeing 787 të Air India që u rrëzua në Ahmedabad më 12 qershor ka hedhur dritë mbi një skenar tronditës: kapiteni me përvojë i avionit dyshohet se ndërpreu furnizimin me karburant të motorëve sekonda pas ngritjes, duke çuar në aksidentin tragjik ku humbën jetën 260 persona. Sipas Wall Street Journal, që citon burime amerikane të afërta me hetimin, bashkëpiloti Clive Counder, 32 vjeç, kishte pyetur kapitenin Sumit Sabawal, 56 vjeç, pse kishte kthyer çelësat e fuqisë në pozicionin “ndërprerë”, por nuk mori një përgjigje të qartë.

Raporti paraprak i publikuar nga autoritetet indiane të aviacionit konfirmon se motorrët ndaluan së funksionuari për shkak të ndërprerjes së karburantit vetëm pak sekonda pas ngritjes, dhe u rifilluan pak para përplasjes fatale, por ishte tepër vonë. Ndërkohë, ekspertë indianë të sigurisë së fluturimit kanë ngritur dyshime për gjendjen psikologjike të kapitenit, duke përmendur dëshmi të kolegëve të tij për probleme të mundshme me depresionin. Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa tragjedia ka tronditur opinionin publik dhe industrinë e aviacionit ndërkombëtar.