Disa imazhe të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë ngjallur spekulime rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Në fotot e publikuara gjatë pjesëmarrjes së tij në finalen e Kupës së Botës për Klube në stadiumin MetLife, në New Jersey, shihen disa detaje që kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale. Njëra nga fotot tregon dorën e djathtë të Trump-it me shenja ose plagë të mbuluara me fondatinë, ndërsa një tjetër e kap nga një kënd i pazakontë, ku duken këmbët dhe kyçet e tij të fryra.
Presidenti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania, dhe në momentin që u shfaq në ekranin gjigant të stadiumit, u përshëndet me një përzierje brohoritjesh dhe fishkëllimash nga publiku.
Pamjet kanë ndezur debat në internet, ku shumë komentues janë shprehur të shqetësuar për pamjen fizike të Trump, veçanërisht për ënjtjen e këmbëve dhe përdorimin e make-up-it për të mbuluar shenjat në dorë.

