FLASH :

Dy aksidente rrugore brenda pak minutash në Vlorë, plagosen dy persona

Mbrëmjen e së martës, qyteti i Vlorës është tronditur nga dy aksidente rrugore të ndodhura brenda pak minutash njëri pas tjetrit. Ngjarja e parë ndodhi rreth orës 21:10 në rrugën “Dhimitër Konomi”, në zonën e njohur si “Palazinë”, ku një automjet i drejtuar nga 58-vjeçari Adriatik Lame u përplas me një biçikletë që drejtohej nga një shtetas amerikan rreth 30 vjeç, identifikuar si Alex Shower. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit rezultoi negativ në testin e alkoolit.

Pak minuta më pas, një tjetër aksident ndodhi në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet u përplas me një motor. Nga përplasja mbeti i plagosur drejtuesi i motorit, i cili u transportua menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme. Policia po heton shkaqet e të dy aksidenteve.