Një video nga kamerat e sigurisë ka kapur momentin kur një burrë vrau një grua në rrugë në Guadalajara, Meksikë, pas një përleshjeje mes tyre. Zyra e Prokurorisë së Jalisco-s deklaroi se videoja është pjesë e një hetimi për feminicid dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.







