Erion Ahmataj, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës gjatë kohës së administratës së Dritan Lelit, dhe F. H., 53 vjeç, janë proceduar penalisht për ndërtim të paligjshëm.
Sipas policisë, në cilësinë e administratorit dhe investitorit të një subjekti ndërtues, ata kanë kryer ndërtime në kundërshtim me kushtet e lejes, në rrugën “Ibrahim Avdullai”, në zemër të lagjes “10 Korriku”.
Rasti është referuar në Prokurori, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të shkeljeve dhe përfshirjes së mundshme të institucioneve të tjera.







