FLASH :

Video/Dosja që nuk mbyllet: Ghislaine Maxwell, e dënuara që mund të rrëzojë gjithçka

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e Ghislaine Maxwell për të hedhur poshtë dënimin e saj 20-vjeçar për përfshirje në rrjetin e trafikimit seksual të Jeffrey Epstein, duke deklaruar se marrëveshja e vitit 2008 me prokurorët e Floridës nuk i jepte asaj imunitet.

Avokatët e Maxwell argumentuan se ajo nuk duhej të ishte gjykuar si bashkëpunëtore e Epstein, për shkak të një marrëveshjeje jopenale që, sipas tyre, përfshinte të gjithë bashkëpunëtorët e mundshëm të financierit të ndjerë. Por Departamenti i Drejtësisë, tani nën drejtimin e Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi, hodhi poshtë këtë interpretim si “të pabesueshëm” dhe “të gabuar ligjërisht”, duke theksuar se marrëveshja nuk përfshinte prokurorët federalë të Nju Jorkut që ngritën aktakuzën ndaj Maxwell.

Maxwell, 63 vjeçe, mbetet e vetmja person që po vuan një dënim për krimet e Epstein, pasi vetë ai vdiq në burg në vitin 2019 dhe bashkëpunëtorë të tjerë, si Jean-Luc Brunel, kanë ndërruar jetë përpara se të përballeshin me drejtësinë. Sipas burimeve për Daily Mail, Maxwell është e gatshme të dëshmojë para Kongresit mbi klientët e mundshëm të rrjetit të trafikimit seksual, por askush nga qeveria nuk i ka kërkuar të dëshmojë.

Debati mbi rastin është ndezur sërish, ndërkohë që Trump ka mbrojtur Pam Bondin nga kritikat për menaxhimin e dosjes Epstein, pavarësisht se shumë nga mbështetësit e tij po kërkojnë dorëheqjen e saj. Maxwell, ndërkohë, vazhdon betejën ligjore, por çdo mundësi për falje ose ulje dënimi mbetet ende e pasigurt.