FLASH :

Presidentja Osmani në SHBA: Thellim i partneritetit strategjik dhe thirrje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidenca e Kosovës ka publikuar një përmbledhje të vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ajo zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë amerikanë dhe përfaqësues të Kongresit, me qëllim forcimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.

Gjatë vizitës, Osmani u takua me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, me të cilin diskutoi për kapituj të rinj bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Administratës Trump, duke vënë theksin tek siguria dhe investimet strategjike. Ajo gjithashtu zhvilloi takime me zyrtarë si Brendan Hanrahan, Dorothy Shea, senatorin Andy Kim dhe kongresistin Ritchie Torres. Në tryeza të ndryshme si në Hudson Institute, Johns Hopkins University dhe Atlantic Council, Osmani theksoi rëndësinë e rolit amerikan në rajon dhe përsëriti thirrjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Në New York, ajo dekoroi personalitete të diasporës për kontributin e tyre në kauzën e Kosovës dhe mori pjesë në një darkë zyrtare të FIFA-s me ftesë të Gianni Infantino. “Kosova qëndron krah për krah me SHBA-në – në vlera, në vizion dhe në veprim”, thuhet në përmbyllje të njoftimit zyrtar.