Urdhëri i Kryeministrit Rama për rifreskim të stafeve vendore ka vënë në lëvizje bashkitë e Qarkut Shkodër. I menjëhershëm ka qënë reagimi i Bashkisë Shkodër ky Kryebashkiaku Beci ma mbledhur pasditën e sotme drejtorët dhe administratorët vendor.
Dorëheqje ka patur edhe në Bashkinë Malësi e madhe.Burime nga Bashkia Malësi e Madhe, bëjnë me dije se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe 2 zëvendëskryetarët e bashkisë.
Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara, do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit nga drejtuesit. Pas saj, do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot.
Në bashkinë e Vau Dejësit është parashikuar që mbledhja urgjente të jetë paraditën e së martës ku do të ketë ndryshime në radhët e drejtorëve dhe administratorëve.
Ndryshe është situata në Bashkitë e djathta të Pukës dhe Fushë Arrëzit. Kryebashkiakët atje nuk kanë kërkuar apo planifikuar ndryshime duke mos plotesuar kështu porositë e Kryeministrit i cili duket se urdhërat më së shumti i ka për bashkitë e majta.







