FLASH :

“20.000 euro një bionde…”, modelja zbulon sekretet e ditëlindjes së Lamine Yamal!

Lamine Yamal festoi ditëlindjen e tij të 18-të në Ibiza me miq, futbollistë, influencues të rrjeteve sociale dhe vajza që kishin një qëllim: të argëtonin futbollistin e ri. Por kishte disa kërkesa të çuditshme për këto vajza. Kjo u zbulua nga Claudia Calvo, një vajzë në profilin e së cilës në Instagram shkruhet se ishte “Miss Teen Spain 2021” dhe “Miss Teen Europe 2022”. Ajo e refuzoi ftesën e Yamal për të marrë pjesë në festën e ditëlindjes. Ajo tha se u kontaktua për të mbledhur 12 vajza për një festë të planifikuar të shtunën e kaluar.

Kriteret e përzgjedhjes ishin thjesht fizike.

“Ato u përqendruan më shumë në madhësinë e gjoksit dhe ngjyrën e flokëve. Ata kërkonin gra bjonde me përmasa shumë specifike të gjoksit,”- tha ajo, duke zbuluar disa detaje të tjera rreth festës së lojtarëve të Barcelonës dhe ekipit kombëtar spanjoll në të cilën ajo refuzoi të merrte pjesë.

“Më thanë se ishte një shumë specifike e shënuar me dy shifra, midis 10,000 dhe 20,000 euro. Të japin një kartë për shpenzimet e tua. Në momentin që ta japin atë kartë, nuk e di se ndaj çfarë gjëje po e ekspozon veten ose çfarë presin ata nga ti. Nuk lejoheshin telefonat, kamerat, droga. Gjithçka është e përfshirë: fluturimet, hoteli, ushqimi dhe çfarëdo që vendosni të shpenzoni ndërsa jeni në ishull duke u përgatitur për festën. Vendndodhja e saktë do të ndahej disa orë para se të fillonte festa. Diskrecioni është i domosdoshëm”, thuhej në ftesë.