FLASH :

Video/Kapet në Shkodër trafikanti i kërkuar nga Italia, 40-vjeçari pritet të ekstradohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Shkodër dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Në pranga ka rënë Endrit Feraru, i njohur edhe me emrin Endrit Cufi, ndaj të cilit Prokuroria e Riminit kishte lëshuar një urdhër arresti në shkurt 2025.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi u krye nga Forca e Posaçme Operacionale në kuadër të operacionit “Operacionalja 55”. Feraru/Cufi akuzohet për një prej veprave më të rënda në Kodin Penal italian, që parashikon deri në 20 vjet burg.

Aktualisht janë në zhvillim procedurat për ekstradimin e tij në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet italiane.