FLASH :

Video/Anija kroçere ‘Silver Whisper’ ankorohet në Vlorë: 383 turistë nga SHBA, Kanadaja dhe Australia

Mëngjesin e sotëm, porti i Vlorës mirëpriti anijen kroçere luksoze ‘Silver Whisper’, e cila mbërriti nga porti i Barit në Itali. Anija mbart në bord 383 pasagjerë nga vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Australinë dhe Kanadanë.

Kroçerja do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 23:00, përpara se të vijojë udhëtimin drejt destinacionit të saj të radhës – portit të Galipolit në Itali. Ky ankorim është pjesë e itinerarit të një udhëtimi mesdhetar dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për promovimin e turizmit bregdetar në jug të Shqipërisë.