FLASH :

Trump njoftoi tarifa prej 30% ndaj BE nga 1 gushti

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur vendosjen e tarifave 30% ndaj mallrave të Bashkimit Evropian duke nisur nga 1 gushti, duke nxitur tensione të reja në marrëdhëniet tregtare transatlantike. Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Trump deklaroi se deficiti tregtar me BE-në është bërë një “kërcënim për sigurinë kombëtare”, duke kërkuar akses të pakufizuar për produktet amerikane në tregun europian.

Megjithëse tarifat nuk do të prekin sektorë si automjetet dhe çeliku, Brukseli ka reaguar ashpër. BE-ja paralajmëroi se masat e reja do të dëmtonin zinxhirët e furnizimit dhe shprehu gatishmëri për negociata deri më 1 gusht – por në mungesë të një marrëveshjeje, do të ndërmarrë kundërmasa. Ekonomistët gjermanë parashikojnë se masat mund të ndikojnë rritjen ekonomike të BE-së, ndërsa vetë Trump tha se tarifat mund të sjellin deri në 300 miliardë dollarë të ardhura për buxhetin amerikan deri në fund të vitit 2025. Negociatat janë ende të hapura, por kriza tregtare mes dy partnerëve më të mëdhenj ekonomikë në botë duket se po thellohet.